Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski mohoi informacionet që flisnin se do të mer një post të caktuar gjatë qeverisë teknike. Ai tha se do të përkushtohet në fushatën zgjedhore të LSDM-së dhe koalicionit që do të udhëheqë LSDM. Ai pret mirëkuptim nga të gjitha partitë dhe të dielën të votojnë qeverinë teknike.
“Unë nuk do të jem ministër në Qeverinë teknike por do ta udhëheqë fushatën e LSDM-së dhe koalicionit. Sa i përket Qeverisë teknike ajo është obligim ligjor dhe të gjithë që marin pjesë në qeverinë teknike e ato janë parti nga pushteti dhe nga opozita, duhet t’i propozojnë kandidatët e tyre dhe të japin mbështejte në Kuvend. Mendoj se ka mjaftueshëm ditë deri të dielën të përfundojnë ato formalitete dhe të kemi votim me të cilën do të kemi qeveri teknike e cila do t’i organiizojë zgjedhjet”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.
Kryeministri i Kosovës komentoi gjithashtu përfshirjen e partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni. Kurti thotë se partia e tij Vetëvendosje nuk është e formuar si subjekt në Maqedoni dhe kështu nuk mund të merr pjesë në zgjedhje.
“Lëvizja Vetvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. NE kemi aktivist, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë, që vijnë nga Maqedonia e Veriut mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetvendosjes të regjistruar. Andaj edhe ne si LVV, nuk është se marim pjesë këtu. Unë dëshiroj të ketë pjesmarje sa më të madhe në zgjedhje sepse kjo i kontribon demokracisë”, pohoi Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës.
Lidhur me paralajmërimet se O Brian do të kërkojë nga partitë shqiptare të nënshkruajnë një NON PAPER për mosbashkëpunim me partitë të cilat nuk do të realizojnë ndryshimet kushtetuese në gjashtë muajt e para të qeverisë së re pas zgjedhjeve, O Brian thotë se nuk ka njohuri për një kërkesë të tillë. Mirëpo siç potencoi, të gjitha partitë duhet të tregojnë se cili është vizioni i tyre.
“Më treguan se dikush do të pyes për “non paper”, nuk di për “non paper”. Do të mbetem tek ajo që e thash kur isha këtu në nëntor dhe gjithashtu sot. Mendoj se qytetarët e RMV-së duhet të vendosin për rrugën tutje. Mendoj se një parti ka propozuar një rrugë për të shkuar tutje dhe sigurisht ka kritika, për shkak se ka disa njerëz që e duan apo nuk e duan atë mënyrë. Mendoj se një tjetër parti premton se do të gjejë një mënyrë për rrugën tutje, por mendoj se është e sinqertë për qytetarët që ta pyesin atë parti që ta vendos para “non paper” duke shpjeguar se cili është vizioni i tyre dhe pastaj ju vendosni mes vizionit që dini dhe diçka që është një premtim”, tha O’Brian – sekretar Shteti.
Përndryshe takiemt mes liderëve filluan që mbrëmë këtu në Shkup në korniza të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve.
