Lutkov: Zbatimi i ligjit nuk është çështje politike! Gjuha maqedonase, vlerë kombëtare dhe detyrim institucional

TË FUNDIT

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov deklaroi në Kuvend se gjuha maqedonase nuk është çështje politike, por vlerë kombëtare dhe detyrim institucional. Në debatin mbikëqyrës për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, ai tha se problemet me zbatimin e tij nuk janë të reja, por pasojë e një mungese afatgjatë të qasjes sistemore dhe funksionimit institucional.

Lutkov theksoi se është formuar Këshilli për Gjuhën Maqedonase, po përgatitet strategjia kombëtare dhe është krijuar Inspektorati me inspektorë në trajnim. Ai shtoi se në 11 vende funksionojnë 12 lektorate të gjuhës maqedonase dhe se shteti duhet të sigurojë zbatim të plotë të ligjit, jo vetëm deklarata.