Lumir Abdixhiku: I trishtuar me aktin makabër sonte në Deçan

TË FUNDIT

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për vrasjen në Gllogjan të Kosovës.

Ka thënë se është më shumë se krim.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, shkroi në Facebook Abdixhiku, transmeton TV21.