Lukashenko akuzon Rusinë dhe Poloninë për përzierje në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi

TË FUNDIT

Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko sot akuzoi forca anonime në Rusi dhe Poloni për përzierje  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vendin e tij,  në të cilat ai do të  kandidohet për  mandatin e tij të gjashtë.

Në takim me diplomatët Lukashenko deklaroi se ”zotërinjtë e kukullave” në të dy shtetet qëndrojnë pas kundërshtarëve të tij, të cilët kanë për qëllim të kandidohen në zgjedhje, të caktuara për më 9 gusht.

Lukashenko shtoi se  tregime të rrejshme  për të dhe familjen e tij  përhapen  nëpër Bjellorusi, në suaza të fushatës  parazgjedhore të  involvimit të huaj.

Kremlini sot i hodhi poshtë akuzat e Lukashenkos. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se Rusia “asnjëherë nuk është përzier, nuk përzihet dhe nuk planifikon  të përzihet”, në zgjedhje  në vendet tjera  dhe shtoi se Minsku duhet të nxjerrë “argumente” për pohimet.

Siç afrohen zgjedhjet, autoritetet bjelloruse i intensifikojnë aktivitetet kundër opozitës, duke arrestuar rreth 360 aktivistë opozitar gjatë protestave masive në mbarë vendin./MIA