“Lufthansa” deri në fund të vitit do të pushojë nga puna 29.000 të punësuar

TË FUNDIT

s

Kompania ajrore gjermane“Lufthansa” deri në fund të vitit do të pushojë nga puna 29.000 të punësuar për shkak pandemisë së koronavirusit, publikoi gazeta “Bild am Zontag”.

Pritet që 20,000 punonjës do të pushohen nga puna, të cilët punojnë jashtë Gjermanisë, kurse kompania do të shesë edhe njësinë e saj të ushqimit “LSG”, e cila ka 7,500 punëtorë. Si rezultat i këtyre pushimeve nga puna, numri i punonjësve të “Lufthansa” në të gjithë botën do të ulet në 109,000.

Vitin e ardhshëm do të ulen 10.000 vende pune shtesë në Gjermani. Kompania tashmë ka shpenzuar tre miliardë euro nga nëntë miliardë eurot ndihmë shtetërore që  do t’i fitojë në fillim të vitit, transmeton SEEbiz.

“Lufthansa” ka tepricë prej 27.000 të punësuar me orarë të plotë pune”, deklaroi muajin e kaluar drejtori ekzekutiv Karsten Spor.

Kompania paraprakisht u premtoi sindikatave se nuk do të pushojë nga puna të punësuar në këmbim të shkurtimit të bonuesve dhe pagesave të tjera.