Lufta në Ukrainë nuk do të shkaktojë ulje të importit të produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut.
Siç bëri të ditur drejtori i Agjencisë për Rezerva të Mallrave, Resi Abduramani në intervistë për 10Minuta në TV21, kjo vjen nga shkaku se importuesi më i madh në vend është Serbia, pastaj Bullgaria dhe Hungaria, kurse shumë pak Ukraina.
Shton se vendi ka rezerva të mallrave, megjithatë, edhe nëse zvogëlohen të njëjtat dhe haset mungesë në Evropë, autoritetet janë të gatshme të porosisin edhe nga Amerika.
“Ka rezerva të mallrave, jemi në gjendje në çdo moment ta përgatisim dhe ta dërgojmë mallin aty ku ka nevojë”.
“Nëse askund në Evropë nuk ka mall, ne kemi kohë të furnizohemi edhe nga Amerika. Pjesa dërmuese e importit vjen nga Serbia, pastaj nga Bullgaria dhe Hungaria, shumë pak nga Ukraina”.
