Roli i Australisë në luftën kundër grupit militant të Shtetit Islamik në Lindjen e Afërt mund të zgjasë “me vite”, ka thënë ministrja e Jashtme e Australisë, Xhulie Bishop. Deklarata vjen pasi Qeveria australiane ka thënë se avionët e saj luftarakë do të marrin pjesë në misionin kundër Shtetit Islamik në Siri. Australia po ashtu ka dërguar ushtarë për të trajnuar dhe këshilluar ushtrinë irakiane./21Media
