Për shkak të luftës më Ukrainë, qytetarët kanë filluar të kursejnë, duke anuluar edhe aranzhmanet që i kanë rezervuar më herët. Punëtorët turistik kërkojnë kredi pa interes dhe ndihmë urgjente nga Qeveria për të mbijetuar.
“Punojmë me turistë nga e gjithë Evropa nga marsi deri në nëntor. I kanë anuluar udhëtimet në vendin tonë. Lufta ndikon negativisht posaçërisht ata që kanë autobusët e tyre me naftë rritën çmimet dhe të gjithë udhëtimet po bëhen më të shtrenjta”, theksoi Pançe Trajkovski, kryetar i Odës Ekonomike për Turizëm në Maqedoni.
“Jemi të kënaqur për shkak se bëjmë krahasim me vitin e kaluar. Çmimet janë harmonizuar me vitin 2019 , ka edhe më të ulëta për shkak se jemi të vetëdijshëm për krizën. Ju duhen turistë dhe nuk shkojnë me fitim të lartë”, theksoi Maja Jovanovska, punëtore e turizmit.
“Paraqitet frikë te njerëzit. Kishte interes, rezervime, tani pyesin çka do të ndodh nëse ka luftë, a do të ketë anulime dhe a do të kthehen paratë. Çdo ditë kemi rritje të çmimeve të udhëtimeve për shkak se janë të ndërlidhur me transportin, ndërsa derivatet po shtrenjtohen”, tha Vesna Filipova, punëtore e turizmit.
Disa nga punëtorët e turizmit thonë se interesimi për udhëtim është ulur në krahasim me vitet paraprake, por ata që mund t’ia lejojnë vetes tani i shfrytëzojnë lirimet për të bërë rezervime. Disa prej tyre janë të befasuar nga interesi për Maldivet, Republikën Dominikane për muajt e dimrit, interesi për festën e Pashkëve në Itali që ishte një prej vendeve më të goditura nga pandemia. Për pushimet e verës, interes ka për në Greqi, Turqi, Egjipt.
