LSDM siguron se identiteti e gjuha nuk po preken/ VMRO-DPMNE këmbëngul për referendum, jo ndryshime kushtetuese

TË FUNDIT

Rekomandimet e miratuara të Komisionit të përbashkët maqedonas-bullgar për çështje historike, sipas LSDM-së janë demantim i gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së e cila me muaj të tërë i shqetëson qytetarët dhe përpiqen që të sjell përçarje të reja. Socialdemokratët sigurojnë se identiteti dhe historia maqedonase nuk do të preket aspak, ndërsa Hristijan Mickovskin e quajnë gënjeshtar i cili ia do të keqen popullit.

“Me rekomandimet e miratuara të Komisionit të Përbashkët multidisiplinor të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit kanë rënë në ujë. Sot u bë e qartë se nuk ka asgjë të diskutueshme në ato rekomandime, nuk ka asgjë të fshehur, nuk ka fshirje apo ndryshim të historisë, nuk ka histori sipas turkut bullgar siç gënjeu Mickoski dhe VMRO-DPMNE. Rekomandimet e miratuara për tekste të caktuara në arsimin fillor janë të bazuara në reciprocitet dhe do t’i dorëzohen qeverisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë”.- deklaroi Darko Kaevski, zëdhënës & deputet i LSDM-së.

Po nga VMRO-DPMNE-ja nuk lëvizin nga qëndrimet dhe kërkesat e tyre. Shprehen se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa tanimë i kanë rifilluar edhe takimet me parterët e koalicionit për referendumin.

“Edhe unë si deputet i VMRO-DPMNE-së dhe i gjithë grupi i deputetëve qëndrojmë pas deklaratës së mbrëmshëm të kryetarit të VMRO-DPMNE-së se ndryshimet kushtetuese nga një diktim i këtillë bullgar është punë e kryer për ne dhe nuk do të lejojmë që ajo të ndodhë.”- deklaroi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozitarja VMRO-DPMNE i kërkon kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të del dhe t’u kërkoj falje maqedonaseve për koncertin e mbajtur për 21 vjetorin e Marrëveshjesh së Ohrit, ku u fishkëllye prezantuesja kur foli në gjuhën maqedonase.