Edhe pse, tani për tani nuk ka qëndrim zyrtar nga pushteti se a pranon që të mbahen zgjedhje, megjithatë sipas sjelljes së partive në terren, kjo periudhë ngjanë si parazgjedhore. Dy partitë më të mëdha politike kumtuan se fillojnë kapituj të ri. Partia në pushtet, LSDM-ja, me moton “Në rrugën e duhur” do të mbaj tribuna, ndërsa opozitarja VMRO-DPMNE me ekip të ri do ta ripërtërij Maqedoninë.
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski formoi ekip me bashkëpunëtor strategjik, që do t’i ndihmojnë në krijimin e politikave. Ekipi përmban 16 ekspertë, nga vendi dhe të huaj.
Në ekip është edhe profesoresha Gordana Siljanovska, Sashko Kedev, Vlladimir Dukovski, Hoze Karasko-profesor i çrregullt në Madrid i cili do të jetë bashkëpunëtor për ekonomi, Igor Durllovski, Vllatko Gigov shtetas i Zvicrës për bashkëpunëtor strategjik për prodhime të reja dhe media, ndërsa Janko Bazhdavella nga Nju Jorku.
Ditën e njëjtë LSDM publikoi se ka koncept të ri, me moton “Në rrugën e duhur”.
Koncepti i ri i LSDM-së, si dhe i VMRO-DPMNE, parashohin më shumë takime me qytetarët, me qëllim që, siç thonë, të dëgjohet zëri i qytetarëve. Janë planifikuar tribuna në pothuajse të gjitha vendbanimet, ndërsa tribuna e parë do të mbahet të shtunën në Shtip.
