Lotët nuk e shpëtojnë nga gjoba ! Pronari i lokalit në Gjevgjeli do të paguaj dënim €7000

TË FUNDIT

“Mund të më qeshni sa doni. 7 000 euro gjobë në këtë kohë kur që dy vjet po luftojmë që të mbijetojmë. Dy vjet nuk mundemi të fitojmë dy denarë, marrim hua që të lëshojmë pagat, të paguajmë energjinë elektrike, kjo është katastrofë”, tha Risto Petkov.

7 000 euro dënim për Risto Petkov, pronar i një objekti gastronomik në Gjevgjeli, për shkak se ka pasur 5 myshteri me certifikata fals dhe 10 ditë i është mbyllur objekti. Ai me lot në sy tregon brengën e tij, por nga Inspektorati shtetërorë i tregut thonë se për certifikata fals dënohen myshteritë. Në këtë rast ata fare nuk kanë pasur certifikata.

Në lidhje me mbikëqyrjen inspektuese të kryer në Gjevgjeli, inspektorët tanë që  kanë qenë së bashku me pjesëtarët e MPB që i kanë legjitimuar myshteritë, kanë konstatuar se pesë persona nuk kanë poseduar certifikatë dhe kjo është theksuar në procesverbal”, tha Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Aneta Simeska Dimoska.

Por, Petkov pohon se mysafirët ia kanë treguar certifikatën mbajtësit të rendit, por jo edhe policisë.

“Bëmë apel dhe bëjmë apel që të jenë përgjegjës dhe të mos i vendosin  qytetarët dhe hotelierët në gjendje të pahijshme, por edhe hotelierët të gjejnë mënyrë për zgjidhje adekuate”, shtoi Simeska Dimoska.

Dimoska thotë se është shqiptuar gjobë minimale prej  5500 eurove për person juridik dhe prej 1500 eurove për person përgjegjës ndërsa gjoba më e lartë mund të arrijë deri 17 mijë euro. Pasi filloi masa për posedim të detyrueshëm të certifikatës për hyrje në  objektet hotelierike, ISHT nga muaji gusht deri në fund të vitit ka bërë 1425 kontrolle ndërsa janë mbyllur gjithsej 23 objekte hotelierike dhe janë evidentuar rreth 100 persona pa certifikatë. Por mbyllja e objekteve nuk është çdo herë për mospasjes së  certifikatave por për shkak të  mosrespektimit të protokolleve për mbrojtje nga Kovid 19. Në  janar dhe shkurt janë përforcuar kontrollet e inspektorëve, janë realizuar 265 kontrolle dhe janë mbyllur 21 objekt, ndërsa janë evidentuar mbi 60 persona pa certifikatë.