Qeveria britanike do të investojë 338 milionë stërlina për promovim të ecjes në këmbë dhe ndërtim të shtigjeve të reja për biçikleta. Qëllimi është që përdorimi i rritur gjatë pandemisë i biçikletave si mjet transportues të mbetet i përhershëm, si pjesë e përpjekjeve për ulje të gazrave të dëmshëm.
Me investimin, që përfaqëson rritje të buxhetit për 30 për qind për udhëtim aktiv, vozitja e biçikletës dhe ecja do të bëhen më të lehta dhe më të sigurta.
Sipas qeverisë, në vitin 2022 kilometrat e kaluara me biçikletë nëpër rrugët angleze janë rritur për 46 për qind. “Vitin e kaluar, miliona nga ne kanë zbuluar se vozitja e biçikletës ose ecja në këmbë janë mënyra të shkëlqyera që të mbetemi në formë, të zvogëlohen vonesat nëpër rrugë dhe të kontribuohet për mjedisin jetësor, deklaroi ministri britanik i Transportit, Grant Sheps, duke shtuar se kabineti është i vendosur që ta vazhdojë atë trend.
