Londër/Covid-19: Numri i të infektuarve në rënie, zbutje e mundshme e masave

TË FUNDIT

Në Londër, numri i personave të infektuar ka rënë në 24 në ditë, duke bërë që ekspertët të parashikojnë se brenda dy javësh kryeqyteti britanik mund të ishte pa raste të reja të Kovid-19, raporton “San”.

Hulumtimet nga Instituti i Shëndetit publik në Angli dhe Universiteti i Kembrixhit tregojnë se shkalla e riprodhimit të virusit në kryeqytet ka rënë në 0.4 nga 2.8 ashtu siç ishte para vendosjes së masave për karantinë. “Telegrafi” britanik raporton se numri i personave të infektuar të rinj në qytet është dyfish më i ulët në çdo 3.5 ditë.

Megjithatë, ekspertët kryesorë e vënë në dyshim saktësinë e këtyre të dhënave dhe paralajmërojnë se ato mund të mos e pasqyrojnë gjendjen e vërtetë të numrit të të infektuarve në Londër.

Doktor, Sebastian Fank tha për Radio BBC se ka disa pasiguri në lidhje me saktësinë e të dhënave në Londër, por që ishte e vërtetë që numri i vdekjeve dhe infeksioneve në kryeqytet, edhe pse është dukshëm më i lartë se në pjesët e tjera të vendit, zvogëlohet shumë shpejt.

Në Londër, ishte vatra e parë i epidemisë në vend, ndërsa shkalla e përhapjes së infeksionit ishte më e lartë se në pjesët e tjera të vendit, por tani situata në qytet është më e mirë se në të gjithë Britaninë e Madhe, ku shkalla e riprodhimit të virusit është 0.75./MIA