Zjarret në rajonin e Shtipit janë lokalizuar. Zjarrfikësit të cilët intervenuan në fshatin Dobroshan tashmë janë tërhequr, tha në një deklaratë për MIA-n komandanti i ndërrimit në NJTZ- Shtip, Pane Timov.
Zjarri filloi dje pasdite nga fshati i Sveti Nikollës Bogosllovec dhe gjatë natës u përhap në drejtim të fshatit Dobroshan, ku tashmë është lokalizuar. Në fshatin Bogosllovec u dogjën shtëpi të vjetra, mekanizëm bujqësor, është kapluar hapësirë e madhe e barit të thatë dhe hapësirë e vogël e pyllit.
