Lojërat Olimpike do të mbahen pa spektatorë

TË FUNDIT

Lojërat Olimpike në Tokio, si dhe garat në prefekturat afër Saitama, Çibe dhe Kanagava, do të mbahen pa spektatorë, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kjodo”.

Ky vendim nuk është shpallur ende zyrtarisht. Ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike gjithashtu do të mbahen pa spektatorë.

Vendimi për të mbajtur Olimpiadën pa spektatorë do të merret në një takim në mes shefit të IOC Tomas Bah, shefit të IPC Endru Parsons, ministrit për Lojra Olimpike Tamaj Marukava, guvernatorit të Tokios Juriko Koike dhe Seiko Hashimoto, shefit të Bordit Organizativ të Olimpidës dhe  garave paraolimpike në Tokio. Takimi është në vijim.

Si kujtesë, sot u shpall gjendje e jashtëzakonshme në Tokio për shkak të Kovid-19. Regjimi do të vazhdojë edhe përgjatë Lojërave Olimpike.

Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, të mërkurën u zbuluan 920 raste të Kovid-19 në Tokio. Kjo është 206 më shumë krahasuar me javën e kaluar.

Lojërat Olimpike janë planifikuar për më 23 korrik deri më 8 gusht. Ato duhej të zhvilloheshin në vitin 2020, por u shtynë për këtë verë për shkak të pandemisë së Kovid-19.