Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven sot ka deklaruar se ekspertët të cilët në kohën e valës së parë të pandemisë janë angazhuar të mos vendosen masa restriktive, e kanë nënvlerësuar vitalitetin e Kovid-19.
“Mendoj se shumëkush nuk panë se çfarë vale është zhvilluar mbi ne”, ka thënë Lofven në intervistën për gazetën e përditshme Aftenposten.
Agjencia suedeze për statistikë ka njoftuar se në nëntor janë evidentuar gjithsej 8.088 raste të vdekjes që është vdekshmëria më e lartë në Suedi nga viti i parë i pandemisë së grupit spanjoll kur janë evidentuar mbi 16.000 viktima.
Në Suedi deri sot janë regjistruar 320.098 persona të infektuar dhe 7.154 viktima nga pasojat e Kovid-19. Numri i rasteve të vdekjes në Suedi është rritur ndjeshëm në krahasim me shtetet tjera skandinave.
Në Suedi janë vendosur masa kufizuese dhe ndalesë për tubime publike.
