LOE: Operatorët kabllorë të drejtat t’i kërkojnë në mënyrë institucionale, jo në kurriz të qytetarëve

Must Read

​Skuadra e Napolit i nënshtrohet testit për Covid-19, bëhen të ditura rezultatet

Napoli ka njoftuar se të gjitha testet e bëra tek skuadra e tyre për Covid-19 kanë rezultuar...

Aksident në Hasanbeg, vdes sharraxhiu

Një motoçikletë dhe makinë për prerjen e drunjve janë aksidentuar këtë mbrëmje në Hasanbeg të Shkupit, afër...

Gjorgjija Sajkoski u zgjodh sekretar i ri i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së e zgjodhi Gjorgjija Sajkoski për sekretar të ri të përgjithshëm të partisë, në...
- Advertisement -

Lidhja e odave ekonomike (LOE) e cilëson skandaloz sjelljen e operatorëve kabllorë të cilët dje për një orë e ndërprenë emetimin e programeve televizive.

LOE vlerëson se në këtë mënyrë, operatorët i dëmtojnë shfrytëzuesit të cilët paguajnë për shërbimet dhe kanë kontrata të rregullta. Njëherit u rekomandon operatorëve kabllorë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë në mënyrë institucionale, e jo në kurriz të qytetarëve.

- Advertisement -

“Sjellja e këtillë skandaloze nuk është vërejtur askund, të çkyçet programi për të cilin ekzistojnë marrëveshje të nënshkruara në mënyrë të rregullt dhe për të cilin ka obligim për dërgesë të shërbimit ndaj kompanive dhe qytetarëve. Kërkojmë sqarim sipas cilit nen të marrëveshjeve pa pyetje dhe pa pranim me shkrim nga ana e shfrytëzuesve, ata do të dëmshpërblehen me ndonjë denar të parapagimit të ulur, e jo me dëm adekuat për shkelje të marrëveshjeve. Presim të ndërpritet arbitrarizmi i kamufluar në protestë dhe të drejtat e veta operatorët t’i kërkojnë institucionalisht, e jo në kurriz të shfrytëzuesve dhe të ofrojnë shërbime rregullisht për të cilat kanë obligim sipas marrëveshjes. E drejta për protestë, nëse dëshirohet të shfrytëzohet, nuk guxon të bëhet me dëmtime të shfrytëzuesve dhe në këtë mënyrë me çkyçje të programit. Për protestë kundër gjoja rregullave të imponuara, operatorët mund t’u drejtohen institucioneve të cilat konsiderojnë se i kanë dëmtuar, ta shfrytëzojnë të drejtën e grevës dhe protestës, të negociojnë, pa u ndërmarrë veprime si ndërprerja e shërbimit, me të cilën i dëmtojnë qytetarët dhe ndërmarrjet”, thekson LOE. (MIA)

- Advertisement -

​Skuadra e Napolit i nënshtrohet testit për Covid-19, bëhen të ditura rezultatet

Napoli ka njoftuar se të gjitha testet e bëra tek skuadra e tyre për Covid-19 kanë rezultuar negative, pasi ata u përballën...

Aksident në Hasanbeg, vdes sharraxhiu

Një motoçikletë dhe makinë për prerjen e drunjve janë aksidentuar këtë mbrëmje në Hasanbeg të Shkupit, afër shkollës fillore, raporton TV21.

Gjorgjija Sajkoski u zgjodh sekretar i ri i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së e zgjodhi Gjorgjija Sajkoski për sekretar të ri të përgjithshëm të partisë, në seancën e sotme të mbajtur...

Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të fundit, deri tani në botë 33.951.767 persona janë infektuar me koronavirusin e ri. Si rezultat i Kovid-19, kanë...

Vritet një grua e punësuar në Ambasadën amerikane në Kiev

Një grua e cila ka qenë e punësuar në Ambasadën amerikane në Ukrainë u vra sot në një sulm në park në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -