Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko sot ka lëshuar në përdorim centralin bërthamor në afërsi të qytetit Astravec, 50 km në largësi nga kryeqyteti Vilnus i Lituanisë.
Centralin bërthamor e ka ndërtuar kompania shtetërore ruse Rostom, ndërsa është financuar me kredi ruse prej 10 miliard dollarë.
“Ky është një moment historik. Vendi do të bëhet forcë bërthamore. Centrali bërthamor në Astravec është hap i ri në të ardhmen, drejt sigurimit të sigurisë energjetike të shtetit”, ka thënë Llukashenko.
Shtetet fqinje të Bjellorusisë janë të shqetësuar për sigurinë e centralit bërthamor.
Opozitari rus, Andrej Sanikov në Tuiter ka shkruar se centrali bërthamor është armë gjeopolitike e Llukashenkos dhe Kremlinit kundër BE-së dhe rrezik radioaktiv për Bjellorusinë dhe Evropën.
