Lloji i virusit britanik mund të bëhet dominues! Mjeku Kungullovski: Pak është rritur vdekshmëria nga lloji i ri britanik

TË FUNDIT

Personat e infektuar me llojin e ri të virusit korona i kanë të njëjtat simptoma. Dallimi i vetëm është që më rrallë humben shqisja dhe nuhatja, tregon hulumtimi britanik, transmeton Rojters.

Nga klinika “Zhan Mitrev” ku u regjistrua ky mutacion i virusit, thonë se sipas të gjitha gjasave ky virus do të bëhet dominues.

“Deri më tani janë detektuar mijëra mutacione të virusit korona dhe pjesa më e madhe prej tyre janë neutrale dhe nuk kanë asnjë efekt. Disa e dobësojnë virusin dhe i njëjti del nga grupi i viruseve, disa i ndryshojnë karakteristikat e virusit”, tha Kungullovski.

Mjeku Kungullovski thotë se ky mutacion po shpërndahet më shpejtë, përkatësisht nëse paraprakisht janë infektuar 10, tani do të infektohen 17 persona. Ai shtoi se lloji i ri sipas studimeve të fundit, e rrit vdekshmërinë për 30% por se nuk duhet të krijohet panik.

“Nuk duam të krijojmë panik, ka disa tregues se pak është rritur edhe shkalla e vdekshmërisë për 30%. Por, që kjo të bëhet fakt duhet të bëhen studime më të hollësishme të cilat do të shqyrtohen nga ekspertët e fushës”, shtoi Kungullovski.  

Vazhdojnë analizat që duhet të tregojnë nëse 24 personat e stafit mjekësor në Repartin e Nefrologjisë janë infektuar me llojin e ri të virusit. Nga opozita thonë se autoritetet shëndetësore janë pa kompas.

“Qeveria është pa kompas! Ministri dhe kryeministri nuk e dinë cilat lloje virusesh ekzistojnë! Derisa të gjitha vendet në botë janë në garë për të marrë sa më shumë vaksina, këtu vaksinat nuk duken në horizont. Qytetarët çdo ditë dëshmojnë për gënjeshtrat se si do të ketë vaksina deri në fund të dhjetorit, në fillim të janarit, pastaj në shkurt. Kushte është fakt se – nuk ka vaksina”, tha deputetja Llozanovska.

Ndryshe, në anketën epidemiologjike, 46-vjaçari nga Shkupi, të cilit i është zbuluar lloji i ri, nuk ka deklaruar se ka pasur kontakte ose se ka udhëtuar jashtë vendit. Në laboratorin e “Zhan Mitrev-it”, po analizohen edhe të dhëna shtesë pas strishos së marrë, pas çka brenda dy ditëve do të mësohet nëse virusi është i pranishëm edhe te pacientë të tjerë.