Heqja e sanksioneve ndaj Rusisë është pjesë e negociatave paqësore mes Moskës dhe Kievit, të cilat janë të vështira, por vazhdojnë në bazë ditore, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Llavrov.
“Delegacioni rus dhe ukrainas në të vërtetë bisedojnë çdo ditë përmes video lidhjes për projektin për marrëveshje të mundshme”, theksoi Llavrov.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski prej fillimit të invazionit më 24 shkurt insiston që sanksionet perëndimore ndaj Rusisë të jenë më të fuqishme dhe të njejtat të mos jenë pjesë e negociatave.
Negociatat e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë sy më sy prej 29 marsit, ndërsa atmosfera u përkeqësua për shkak të akuzave ukrainase se forcat ruse kanë kryer krime të luftës derisa janë tërhequr nga rajonet në afërsi të Kievit. Moska i hodhi poshtë akuzat.
