Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski në konferencë për media ka kumtuar detaje nga aksioni anti-drogë për të cilin raportuam dje.
Tha se aksioni ka filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, 2020-të dhe se përveç basitsjeve të djeshme, janë ralizuar edhe një sërë aksionesh të tjerash në Prilep. Janë arrestuar 16 persona, ku 6 prej tyre vetëm dje.
“Nga periudha, shtator 2020 deri tani ka realizuar aksion kriminalistik për grup kriminel i cili prodhon drogë në territorin e Prilepit. Nga shtatori kemi realizuar një sërë aksionesh, dhe njëra nga ato është edhe kjo për të cilën flasim. Janë siguruar dëshmi për këtë grup kriminel dhe janë arrestuar 16 persona. Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 6 persona, kurse është realizuar bastisje në 16 lokalitete”, tha Angellovski, njofton TV21.
Gjatë bastisjes është gjetur drogë, para që dalin nga shitja e saj, celularë, vetura dhe mjete të tjera që ndërlidhen me hetimin. Siç tha Angellovski, synimi është të kap policë që kanë bashkëpunuar me grupin kriminel.
“Kuptohet, hetimi vazhdon, veçanërisht në drejtim të përfshirjes së nëpunësve policorë, të cilët kanë bashkëpunuar me këtë grup kriminel”, tha më tej Angellovski.
Për të gjithë, përfshirë edhe policët do të ketë kallëzime penale, ndërkaq shtoi se mes të arrestuarve të djeshëm, nuk ka policë./TV21
