Me të madhe po vazhdon tërheqja e Liqenit të Prespës. Procesi ka nisur nga viti 1972, e deri më sot është tërhequr 3,5 km, por asgjë nuk është ndërmarrë nga autoritetet për ta parandaluar këtë gjë. Prespanët thonë se kjo vjen si pasojë e dredhjes së liqenit si në Greqi që përdoret për ujitje të tokave bujqësore, një pjesë në Shqipëri si dhe pjesa tjetër në Liqenin e Ohrit, ndërsa ndryshimet klimatike janë një shkaktar shtesë që të mos mund ta kthejë nivelin e ujit sa ka qenë para disa vitesh.
“Në të kaluarën liqeni ka qenë deri këtu ku jam unë, këtu ishte plazhi kjo e gjitha ishte plazh nuk kishte kallamishte as shelgje asgjë nuk kishte, nga viti 1972 Liqeni filloi të shterej , vazhdon të shteret dhe askujt nuk i intereson që të gjejnë ndonjë zgjidhje të rregullohet problem vetëm po ik uji, ndërsa kthim prapa nuk ka, nuk ka as dimër as të reshura”, tha Vanço Vasileski, banor.
Ekologu Sashe Kirovski thotë se Qeveria e Maqedonisë duhet t’u dërgojë nota proteste Shqipërisë dhe Greqisë për keqpërdorimin e ujit të Liqenit të Prespës, nëse duan që ky liqen të ruhet dhe të mbrohet.
“Edhe pjesa shqiptare por edhe pjesa greke për Liqenin e Prespës duhet të marrin hapa më konkret sepse të dhënat tona flasin se një pjesë e ujit kalon nga Liqeni i Prespës së Vogël në Liqenin e Prespës së Madhe, nga Greqia është bërë një ndalesë ku ndalohet uji dhe kontrollohet për nevojat e aktiviteteve bujqësore, megjithatë këtu duhet menjëherë Qeveria e Maqedonisë të lëshojë Notë deri tek Republika e Greqisë që të mbrohet ai proces i ujit i cili lëviz nga Prespa e Vogël në Prespën e Madhe”, tha Sashe Kiroski, ekolog.
Banorët thonë së nga qeveritë vijnë shitësin bëjnë disa aksione dhe shkojnë. Muaj më parë, kur Kryeministri Dimitar Kovaçevski e vizitoi Prespën, për këtë çështje tha se do të ndërmarrin masa, në periudhën e ardhshme ai madje tha se do të bëhen analiza të shihet si mund të shpëtohet liqeni i Prespës. Madje kryeministri tregoi se është biseduar me ministritë resore në lidhje me këtë problem dhe shtoi se në periudhën e ardhshme duhet të përpunohet një analizë në bazë të së cilës do të ndërmerren masa se si të shpëtohet Liqeni i Prespës, ashtu siç në të kaluarën u bë edhe me Liqenin e Ohrit.
