Të paktën 13 persona janë plagosur në shpërthimin e djeshëm të bombës në qendër të qytetit francez Lion, deklaruan persona zyrtarë.
Sipas “Mond”-it parisien, që i referohet burimeve nga hetimi, të plagosurit nuk janë në rrezik për jetë, ndërsa njësia antiterroriste nga Parisi e ka ndërmarrë hetimin për shpërthimin. Presidenti i Francës Emanuel Makron e cilësoi shpërthimin si “sulm”.
Policia është në kërkim pas një burri për shkak të dyshimeve se ka lënë një biçikletë me pako bombë në afërsi të një furre ku ka ndodhur shpërthimi, njofton “Mond”.
