Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të Vitit të Ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem.
Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.
Autoritetet njoftuan se Fjolla Ibrahimi Starabaja nga rajoni i Gjilanit, është bërë nënë për herë të parë. Ndërsa paraprakisht, tash e 8 vite, nuk kishte fëmijë, reskeptivisht lindja erdhi pas 8 vitesh infertiliteti.
