Një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës është helmuar me ilaçe, kumtoi sot policia e Kumanovës. Rastin në SPB-së Kumanovë kanë paraqitur autoritetet e Spitalit të përgjithshëm dje në orën 18:31.
Në Spitalin e përgjithshëm u dërgua një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël, komuna e Likovës, i cili është helmuar me ilaçe. Është kryer një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit dhe për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, informuan nga policia.
SPB Kumanovë punon për zbardhjen e plotë të rastit.
