Ligji për LGBT, Rute: Hungaria s’ka çfarë kërkon më në BE

TË FUNDIT

Kryeministri holandez, Mark Rute sot pas arritjes në seancën e Këshillit të Evropës në Bruksel ka deklaruar se Hungaria “me ligjin e saj sipas së cilës diskriminohet komuniteti LGBT, nuk ka ç ‘kërkon më tepër në Bashkimin Evropian”.

“Për mua ata (hungarezët) tashmë nuk kanë çka bëjnë në BE, por unë nuk vendosi vetë. Ka edhe 26 vende”, ka thënë Rute dhe ka shtuar se BE është “bashkësi vlerash”.

Në mesin e muajit qershor, Parlamenti hungarez ka sjell ligj me të cilin ndalohet “promovimi” i homoseksualizmit te të miturit.

Liderët e 16 vendeve anëtare të BE-së në prag të samitit të Brukselit sot kanë apeluar të respektojnë “vlerat bazë” të Unionit.