Kuvendi sot në suaza të seancës së 12-të të vazhduar ka diskutuar për Propozim lgjin plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor, me procedurë të shkurtuar.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska i arsyetoi ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm. Përkujtoi se ligji për arsim fillor është diskutuar shumë në komision dhe konsideron se të gjitha dispozitat e Propozim vendimit-ligjor dhe ndryshimi i ligjit për arsim fillor janë të qarta.
“Konfirmojmë dekret të caktuar i cili në rrethana të jashtëzakonshme do të jetë në gjendje ta mbajë Qeverinë me qëllim që ta rregullojë zgjatjen e orëve, numrin e ditëve të mësimit këtë vit me qëllim që të vendoset kjo si mekanizëm i cili për herë të parë do të vendoset në ligj. Qëllimi i këtij dekreti do të jetë teknikisht ta rregullojë vitin shkollor gjatë atij viti kur kemi rrethana të jashtëzakonshme. Për herë të parë vendoset e drejta e mësimit nga distanca, e cila deri tani nuk ishte rregulluar”. tha Carovska.
Potencoi se mësimi nga distanca nuk do të ndodh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, me modernizim të sistemit arsimor mund të konsiderohet se ky lloj i platformës do të jetë shfrytëzues për nxënësit dhe për mësimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.
Deputetja Bllagica Lasoska nga VMRO-DPMNE tha se bëhet fjalë për Propozim plotësues të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor sepse Komisioni kuvendor për arsim dhe shkencë vendosi të pranojë një amendament të LSDM-së.
“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të votojë i përmbajtur sepse dy amendamentet e tyre ishin shumë konstruktive, ndërsa janë me qëllim që të zgjidhet gjendja në arsimin fillor, nuk kishte dëgjim te shumica parlamentare dhe nuk ishin pranuar. Përmbajtja jonë në bazë të dispozitave të ligjit për arsim fillor është për ato arsye”, potencon Lasoska. Shtoi se si opozitë me atë që kanë dorëzuar vetëm dy amendamente kanë treguar konstruktivitet dhe vetëdije të lartë për gjendjet në të cilat gjendet arsimi jonë në përgjithësi”, veçanërisht arsimi fillor.
Sipas saj, në një gjendje të tillë nuk mund të ketë lojëra politike dhe shtoi se të gjtihë të pranishmit në sallë dhe gjithë familjet në vend janë prekur nga vendimet në arsim. Potencoi se amendamentet e tyre kanë të bëjnë me atë që Qeveria duhet nxënësve t’u sigurojë kompjutorë dhe internet në shkollat fillore dhe nuk është pranuar.
“Deputetët e opozitës treguan në mangësitë në arsim, në atë që kanë punuar deri tani, siç thotë “Qeveri e vjetër-e re”. Konsiderojnë se nuk është diagnoza, fotografia e madhe në arsimin fillor në gjendje të Kovid-19 nuk i ka profilet e mësimdhënësve. Potencuan se 40 mijë nxënës nuk kanë kompjutorë dhe do të duhet të mbesin në shtëpi dhe të shikojnë TV. Sipas tyre kjo është diskriminuese.
Pyetën pse nuk filloi viti i ri shkollor në kohë, nëse do të fillojë më 1 tetor, pse nuk do të ketë skrining të mësimdhënësve. Pse deri tani nuk janë hartuar rajonet me më pak të sëmurë nga koronavirusi, si dhe shkollat ku nuk ka kushte elementare për mbajtje të higjienës, ç’farë ka ndodhur me asistentët personal dhe të nxënësve me nevoja të veçanta…
Deputeti Arbër Ademi dhe ish ministër i Arsimit dhe Shkencës potencoi se aktivitetet e realizuara deri tani në arsim, si dekretet e sjellura ligjore për fëmijët të mos e humbin vitin shkollor, e cila siç tha përfundoi me sukses. Përkujtoi në projektin TV klasa që është emituar përmes televizionit kombëtar dhe shtoi se mësimdhënësit seriozisht janë angazhuar në të gjithë procesin.
Ademi tha se ai dhe grupi i deputetëve të BDI-së do ta mbështesin këtë vendim ligjor. Tha se ndryshimet janë të nevojshme, të domosdoshme dhe shfaqi shpresë se pasqyra epidemiologjike në vend do të përmirësohet dhe të gjithë nxënësit do të kthehen në shkollë.
Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky propozim-ligj për arsimin fillor ka për qëllim transferimin e të gjitha ingerencave të Qeverisë, ndërsa lihen pas dore Parlamenti dhe këshillat komunal. Sipas tij, Qeveria duhet ta ketë fjalën e fundit, por me pajtim të vetëqeverisjes lokale, sepse, ato e dinë më së miri se çka ndodh në shkolla, infrastrukturë etj, se bllok grantet nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve elementare në kushte normale. Tregoi se deri tani mësimi onlajn në vend nuk është zhvilluar ashtu siç duhet dhe ka qenë i pasuksesshëm.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dha pushim deri në orën 16:00 dhe paralajmëroi se do të punojnë edhe pas orës 18:00.
