Ligji i ri që rregullon të ardhmen e Prokurorisë Speciale tashmë gjendet në Kuvend, por pushteti dhe opozita assesi të gjejnë gjuhë të përbashkët për të.
Versioni i dytë i ligjit i propozuar nga qeveria, në nenin 106 parasheh që Prokuroria Speciale të bashkëngjitet me prokurorinë e re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, një kërkesë kjo e VMRO-DPMNE-së e cila nuk pranonte që Specialja të ishte Prokurori më vete.
I njëjti nen parasheh që kompetencat dhe procedurat tashmë të nisura nga PPS të vazhdojë t’i udhëheqë Prokuroria e re në fazën në të cilën i merr lëndët.
Kjo, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, vlen edhe për lëndët që janë në procedurë hetimore e të cilat ende nuk janë çuar në gjykatë, pas vendimit të Gjykatës Supreme se 30 qershorit 2017 Specialja më nuk është më akuzues i autorizuar.
VMRO-DPMNE publikisht deklaron se rastet të cilat për momentin janë në proces gjyqësor duhet vazhdojnë në të ardhmen pa pengesa, por nuk janë të qartë nëse duan që edhe lëndët që janë në fazë hetimi të trashëgohen nga Prokuroria e re.
“Ne nuk mbajmë përgjegjësi se dikush në PPS në vend se të ngre edhe 5 ose 10 aktakuza dhe të punojë për drejtësi, pas ka vrapuar pas Reketit dhe çantave Lui-Viton”, theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
Megjithatë opozitarët nuk duan që prokurorët aktual të Speciales të kalojnë në Prokurorinë e re për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë. Këtë kërkesë të tyren e bazojnë në nenin 9, të ligjit për PPS-në, ku thuhet se “Mandati i prokurorëve publikë nuk do ta tejkalojë mandatin e Prokurorit Publik”.
“Kjo do me thënë se prokurorët Publikë ndihmës që kanë marrë autorizim nga Prokurorja Speciale Janeva, në përputhje me vendimin e Këshillit të prokurorëve, duhet që me ndërprerjen e mandatit të saj të kthehen në Prokuroritë amë ku ende ju qëndron marrëdhënia e tyre e punës”, tha Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ndryshe parasheh projektligji i pushtetit. Me nenin 107 rehatohen të gjithë të punësuarit aktual të Speciales.
(5) Prokurorët Publikë të PPS-së vazhdojnë ta kryejnë funksionin si Prokurorë në Prokurorinë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë deri në skadimin e 5 viteve që nga dita e zgjedhjes së tyre.
(7) Të punësuarit në PPS ri caktohen në Prokurorinë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë në vende pune adekuate me ato të mëparshmet.
(8) Hetuesit e PPS-së vazhdojnë t’i kryejnë aktivitetet e tyre në Prokurorinë për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të lartë.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe tha se nëse ky ligj nuk sillet, do të shohin variante të tjera, si ndryshimet në ligjin për këshillin e prokurorëve, që sillet me shumicë të thjeshtë, e përmes të cilit mund të zhbllokohet situata.
“Prandaj unë thërras që të gjithë ta rishikojnë dhe të mbajnë llogari për interesat globale dhe jo për interesat e ngushta të të akuzuarve në procedurat e PPS-së dhe të atyre që janë nën hetim e që për fat të keq ndonjëherë nga VMRO-DPMNE na i dërgojnë edhe si negociator”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Nga partia e Mickoskit kanë paralajmëruar se në Kuvend do të dorëzojnë amendamente për projektligjin për Prokurorinë.
