Ligji i ri për transplantim ndryshon mënyrën e vendimit! Çdokush do ta deklarojë vullnetin tek mjeku amë

TË FUNDIT

Miratimi i ndryshimeve në ligjin për transplantimin e organeve po hap një kapitull të ri. Me ligjin e ri, vendimi për dhurimin e organeve pas vdekjes nuk do t’u lihet më të afërmve,  por çdo individ do ta marrë vetë këtë vendim gjatë jetës, nëpërmjet mjekut të tij amë. Vendim që, sipas ministrit, mund të ndryshohet në çdo kohë.

“Gjatë vizitës tek mjeku amë çdo qytetar madhor do të mund të deklarohet qartë në qoftë se pajtohet apo nuk pajtohet që pas vdekjes së tij të jetë dhurues i organeve dhe indeve për qëllime mjekimi. Përpara se ta jap këtë deklaratë mjeku amë do të ketë detyrimi ta informoj qytetarin për rëndësinë e vendimit, pasojat juridike të tij dhe të drejtat që ai të ndryshoj atë në çdo kohë. Deklarata do të nënshkruhet personalisht dhe do të vërtetohet nga mjeku amë e me pas do të arkivohet në sistem”, theksoi Azir Aliu- ministër i Shëndetësisë.

Profesor doktor Biljana Kuzmanovska kujton se janë duke punuar që sistemi tu përshtatet rregullave botërore të shëndetësisë sa i takon dhurimit të organeve.

“Ne tani ndërtojmë themele në diçka që do të jetë për të ardhmen për gjithë popullin, për pacientet sot janë 20 në listë, nesër mund të jenë 30, ndoshta edhe unë do të futem në atë listë, mundeni ju ose dikush tjetër. Pra ne tani ndërtojmë themele që në të ardhmen të jetë më lehtë shëndeti I pacientëve edhe i dhuruesve të organeve edhe i familjarëve. Ne ua lehtësojmë familjarëve të mos jenë në situatë që të vendosin në momente të vështira dhe që familjaret të kenë mendime të ndryshme”, pohoi Biljana Kuzmanovska- kordinatore e projketit për transplantim organesh.

Gjithashtu u bë e ditur se regjistri ku qytetarët do të regjistrohen si dhurues të mundshëm organesh do të jetë i sigurt dhe konfidencial, me qasje të kufizuar vetëm për mjekët e transplantimit dhe personelin e autorizuar me kod hyrjeje në sistem.