Ligj i ri për Lojërat e Fatit, Mickoski: Shteti nuk mund t’i ngjajë Las Vegasit

TË FUNDIT

Kryeministri Mickoski ka paralajmëruar se me ligjin e ri për lojërat e fatit do të vendoset rend dhe disiplinë dhe se shteti nuk do të ngjajë më me Las Vegasin. Ai nuk pajtohet me pretendimet e përfaqësuesve të Shoqatës së Lojërave të Fatit se ky ligj do të shkaktojë lojëra të paligjshme të fatit dhe humbje të vendeve të punës.

 “Me këtë ligj rregullohet kjo veprimtari, nuk do të ketë më lloj të tillë reklamash që tërheqin vëmendje. Në disa vende madje kishte lagje të tëra me nga disa kazino, fjalë për fjalë nuk i ngjante asgjëje. Me këtë ligj, të vetëdijshëm për pasojat ndoshta, për efektin fiskal, por ne vlerësojmë se me këtë ligj duhet të vendoset rend dhe disiplinë në lojërat e fatit dhe shteti nuk mund të ngjajë me Las Vegasin. Nuk mendoj se do të ketë organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe nuk mendoj se do të humben vendet e punës, thjesht vendoset disiplinë dhe një pamje tjetër, një perceptim tjetër do të kenë qytetet maqedonase”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.