Ligj i ri kundër dhunës në familje! Ndaj keqtrajtuesit do të merret masa menjëherë

TË FUNDIT

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

I dashuri turk i Genta Ismajlit bën tatuazh në trup shqiponjën

Një ndër çiftet më të komentuara është Genta Ismajli dhe Huseyin Usta. Që prej momentin që ata e bënë publike...

Qeveria ka miratuar propozim-ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Në propozim- ligjin e ri parashihet që Policia dhe Gjykata të marrin masa të shpejta brenda 24 orëve me qëllim të mbrojtjes së viktimës.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se qëllimi i këtij propozim-ligji me standarde ndërkombëtare është mbrojtja e viktimave nga dhuna.

“Ligji parasheh që institucionet përgjegjëse në bazë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të marrin masa menjëherë me kujdes të veçantë për interesat dhe kujdesin e viktimave. E gjithë kjo ka për qëllim ri-integrimin e viktimave dhe integrimin e tyre në sistem. Gjykata ka detyrim që menjëherë dhe në afat prej 24 orëve pas pranimit të propozimit nga MBP dhe pas raportit të Policisë, pa mbajtur seancë të marr vendim për masë të shpejtë për mbrojtje. Konkretisht largimin e kryerësit nga shtëpia dhe ndalesë të afrimit deri në shtëpi”, tha Jagoda Shahpaska – Ministre për Punë dhe Politik Sociale

Nga përvojat e deritanishme në vendin tonë për raste të këtilla është dashur të pritet me muaj derisa gjykatat të mbajnë seancë dhe të sillet një vendim.

I njëjtë është edhe rasti i fundit për të cilin ka raportuar TV21.

22 vjecarja nga Kërcova e martuar në  Luboten të Shkupit, ka ikur tek shtëpia e prindërve për shkak keqtrajtimit nga bashkëshorti. Ajo disa herë e ka raportuar dhunën, por burri i saj vazhdon të jetë kërcënim.

Gjykata nuk marrë një vendim, ndërsa seancat gjyqësore për dhunë në familje dhe divorc i ka anuluar dy herë. I akuzuari vazhdon të shëtitet i lirë dhe ti afrohet viktimës për ta keqtrajtuar sa herë që i jepet mundësia.

“Pasi kam ardhur këtu,  ai ka ardhur troket në derë i sjellë derës, bërtet jashtë në oborr, gjuan me gurë nëpër dritare. Policia i kanë gjet armë të ftohtë, e kanë mbajtur në stacion. Më datë 2 e kishim gjykimin, sa dola prej gjykimit nisi dhuna në mes të rrugës. Me dhunë më ka pru deri para banese dhe aty na takoi policia e kapi” , thotë viktima.

Për këtë rast kane reaguar dhe organizatat të cilat merren me luftën kundër dhunës duke kërkuar nga gjykata të marrë masat e duhura që mos të arrijnë deri tek një përfundim fatal.

TË NGJAJSHME