Me fillim nga ora 17:00, sot në stadiumin e qytetit të Ohrit luhet ndeshja midis Struga Trim Lum dhe Breidablik në kuadër të play-off-it të Ligës së Konferencës, përcjell TV21.
Edhe kampioni i Shqipërisë në futboll, Partizani do të zbres sot në fushë për të zhvilluar sfidën e parë të fazës së play-off-it të Ligës së Konferencës, e ku do të përballet me skuadrën e Astanës. Ndeshja do të zhvillohet në “Astana Arena” me fillim nga ora 16:00.
Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani do të ballafaqohet sot me BATE Borisovin, në sfidën e parë të play -ff-it të Ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

