Nga Letonia në Armeni. Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë tashmë janë në kryeqytetin armen, Yerevan, ku të dielën do të zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të grupit përballë Armenisë. Në ndeshjen e kaluar të zhvilluar në Shkup më 10 shtator mes këtyre dy ekipeve, Maqedonia shënoi fitore 2-0. Nëse arrihet fitore, më pas vendi i parë në tabelë është më se i sigurt.
Tani verdhekuqtë vijnë pas fitores 3-0 në Riga Të Letonisë, megjithatë thonë se nuk janë euforik.
“Secila ndeshja është e ndryshme, kështu që mirë është kur fiton, por nesër na pret një ndeshje krejtësisht ndryshe edhe nga ajo në Shkup edhe nga ajo para 3 viteve. Neve na mbetet të punojmë për atë që në pret në ndeshje. Maksimalisht jemi të përgatitur, shpresoj që të gjithë do të jemi me shëndet të mirë dhe ta arrijmë qëllimin tonë që të jemi të parët në grup”, tha Bllagoja Milevski – Trajner .
“Puna ime dihet, ajo është që në cdo ndeshje të mos pranojë gol. Ajo është puna ime. Unë punoj me gjithë ekipin. Në tre ndeshjet e kaluara kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë në mbrojtje, besoj që edhe nesër do të kemi intervenime por besoj që edhe lojtarët do të përgjigjen”, tha Stole Dimitrievski – portier.
Stadiumi Vazgen Sargsyan është me një kapacitet prej 14 mijë ulëseve ndërsa pritet të jetë i mbushur deri në ulësen e fundit.
Ndeshja Armeni – Maqedoni zhvillohet të dielën në ora 18:00. Nga Yerevani, Armeni për TV21 Artan Nuhiu.