Krerët e institucioneve të Bashkimit Europian dënuan ashpër sulmet iraniane ndaj Izraelit me postime në rrjetet sociale. -Ne dënojmë fuqishëm sulmin që Irani ndërmori ndaj Izraelit. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal. Duhet të shmanget gjakderdhja e mëtejshme, shkroi Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në një postim në X. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X shkroi se e dënon fuqishëm atë që ajo e quan sulmin e paturpshëm dhe të pajustifikuar të Iranit ndaj Izraelit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell deklaroi se BE-ja dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian ndaj Izraelit.
