Letërnjoftime edhe gjatë fundjavës, mund të merren në të gjitha komunat ku ka raund të dytë

TË FUNDIT

Nesër qytetarët e vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjatë procesit të votimit qytetarët me vete duhet të kenë edhe letërnjoftimet.

E ata që kanë letërnjoftime të skaduara, mund të shkojnë dhe të nxjerrin  të rejat.  Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se shërbimet administrative do të punojnë edhe gjatë fundjavës, 30 dhe 31 tetor, në komunat ku do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve që të mund t’i marrin letërnjoftimet.

 “Sektori për punë administrative pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në përbërje të tyre, më 30.10.2021 do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve me orar pune të rregullt prej orës 08:00-16:00. Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative Shtip do të punojnë  njësitë rajonale në Koçan, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Shën Nikollë”, thon; nga MPB.

Njëkohësisht edhe Reparti për Punë Administrative Shkup vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021, (e shtunë) do të punojë në pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar pune prej 07:00 deri në 16:00.

Të dielën sërish, më 31.10.021 të gjitha njësitë  kompetente të përmendura do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune prej 07:00 deri në 19:00,  duke i përfshirë edhe pikat e shpërndara në repartin Shkup – Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.

Nesër do të ketë kujdestar edhe në Prokurorinë Publike, ndërsa të hapur do të jenë edhe zyrat e Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit.