Leonora Jakupi paralajmëron dy projekte të veçanta

TË FUNDIT

Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së UÇK-së, këngëtarja Leonora Jakupi ka paralajmëruar dy projekte të reja muzikore.

Këngëtarja thotë se këto dy projekte janë shumë të veçanta për të.

Kënga e titulluar “Komandat”, do të publikohet nesër, ndërsa kënga “Liria ka emër” do të publikohet më 17 shkurt.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë një pjesë të videoklipit të këngës “Komandat”.

Vitin e kaluar, Leonora Jakupi ka publikuar albumin e titulluar “Amël”. Pjesë e albumit gjithsej janë pesë këngë.

“A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima”, “Centin e fundit”, “Amël”, janë këngët e Leonores që janë pjesë e albumit të saj më të ri./21Media