Me fjalët përfundimtare të përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore dhe avokatit mbrojtës, sot në Gjykatën Themelore në Strugë përfundoi gjykimi kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko, i cili akuzohet për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore në fshatrat Llabunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë. Gjykatësi Jordan Jovanov, i cili po trajton disa raste kundër kryetarit të komunës Merko, tha se nesër do të shpallë vendimin për këto dy raste.
“Bëhet fjalë për shkollën në Podgorcë për dy ushtrues detyre drejtor, shkolla në Llabunisht dhe Radorisht, veçanërisht po shqyrtohet lënda për shkollën “Vëllezërit Milladinov” atë e anuluam për një datë tjetër sepse atje duhet të dëshmojë edhe një këshilltar që është në pushim mjekësore me 11 korrik për atë lëndë”, tha Jordan Jovanov, gjykatës.
Prokurori Xhemal Lloga në fjalën përfundimtare theksoi se i akuzuari në cilësinë e kryetarit të komunës padyshim ka vepruar në kundërshtim me rregulloret dhe autorizimet pozitive ligjore në disa raste, duke emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet për pozicionin e drejtorit të përkohshëm.
“Bëhej fjalë për shkollën fillore në Podgorcë, i dëgjuam fjalët përfundimtare dhe presim vendimin dhe do të shohim”, u shpreh Xhemal Lloga, prokuror.
Merko ka emëruar drejtorë të përkohshëm pa vendim të bordeve shkollore, pa konkurs të shpallur dhe ka vepruar me neglizhencë në përdorimin e kompetencave të tij diskrecionare si kryetar komune, gjë që ka prishur, ndër të tjera, procesin e funksionimit të institucioneve arsimore. Të gjitha lëndët për shkollat të cilat janë ngritur për kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko janë drejt fundit njoftoi gjykatësi.