Sukses historik për Kuraçaun! Shteti me 156.000 banorë do të luajë në Kampionatin Botëror

TË FUNDIT

Kuraçao u bë shteti më i vogël në histori që ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror në futboll, pas barazimit 0:0 në ndeshjen e fundit të kualifikimeve kundër Xhamajkës, e cila ishte favorit, përcjell TV21. Shteti me vetëm 156 mijë banorë, ish-koloni holandeze, tashmë ka fituar simpatitë e gjithë botës.

Skuadra e Kuraçao-s përbëhet kryesisht nga lojtarë të ligës holandeze, ndërsa shumë prej tyre luajnë edhe në klube të ndryshme evropiane. Kombëtarja e Kuraçao-s e tejkaloi Islandën si shteti më i vogël që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në turneun më të madh të futbollit në planet.