Lënda “Reket” në përfundim, sot do të shpallet aktgjykimi

Must Read

Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

https://youtu.be/wCl-H-CXyY8 Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe...

9.500 emigrantë vendosen në kampin e përkohshëm në Lezbos

Për momentin i kemi 9.500 njerëz në kampin e ri, zyrtarisht 2.000 janë jashtë kampit dhe rreth...

Pendarovski: Siguria në vend është stabile, Maqedonia do të vendos 5G, por sipas protokolleve të Aleancës

Po ndiqen të gjithë situatat të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze, posaçërisht vala e re e...
- Advertisement -

Pas gjashtë muajve gjykim sot Gjykata Penale e Shkupit, do ta shpallë aktgjykimin për lëndën “Reket”, ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva. Gjatë këtij procesi gjyqësor ishin prezantuar një varg provash materiale dhe verbale.

Rrjedha e lëndës shkaktoi interes të madh në publik, shpesh deklaratat e dëshmitarëve, të të akuzuarve ose prokurorisë ishin temë e ditës. Për shkak të interesimit të madh të mediave Gjykata Themelore Penale vendosi që aktgjykimi të shpallet në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.

- Advertisement -

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thuhet se i akuzuari Bojan Jovanovski, kishte ndikuar ndaj të akuzuarës Katica Janeva, që ajo të sjellë masa më të lehta kundër Jordan Kamçevit, i akuzuar në lëndën “Perandoria”, rast të cilin e filloi Prokuroria Speciale Publike.

Jovanovski dhe Janeva në fjalët e tyre përfundimtare para gjykatës e mohuan fajin dhe thanë se nuk e kanë kryer veprën për të cilën akuzohen. Prokuroria, sipas tyre, nuk ka shfaqur dëshmi për këtë vepër për të cilën i akuzon dhe se e gjithë aktakuza është në bazë të një dëshmitari – i cili është i dëmtuar në këtë rast. I gjithë rasti për Jovanovskin është konstruktim politik, përderisa për Janevën është shpifje.

- Advertisement -

Gjykimi për lëndën “Reket” filloi në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza ishte ngritur kundër tre personave. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski – Kiçeec e pranoi fajin dhe në seancën e ardhshme gjyqësore ishte dënuar me tri vite burg. Dy të akuzuarit tjerë Jovanovski dhe Janeva, u deklaruan si të pafajshëm dhe kundër tyre udhëhiqet procedurë gjyqësore në të cilën ishin prezantuar një varg provash materiale dhe verbale nga ana e Prokurorisë./MIA

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

https://youtu.be/wCl-H-CXyY8 Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe filloi të riparonte këpucët që...

9.500 emigrantë vendosen në kampin e përkohshëm në Lezbos

Për momentin i kemi 9.500 njerëz në kampin e ri, zyrtarisht 2.000 janë jashtë kampit dhe rreth një mijë njerëz do të...

Pendarovski: Siguria në vend është stabile, Maqedonia do të vendos 5G, por sipas protokolleve të Aleancës

Po ndiqen të gjithë situatat të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze, posaçërisht vala e re e emigrantëve, është konkluzioni i Këshillit...

Françesko Toti do të kthehet te Roma

Françesko Toti do të kthehet në klubin e zemrës së tij, Roma, shktuan “Koriere delo Sport”. Sipas informatave, Toti...

Reflekton Carovska, kumtesat tani dërgohen në dy gjuhë

https://youtu.be/lH5g6V2-B64 Pas ndërrimit të ministrit, kumtesat nga Ministria e arsimit dhe shkencës filluan të lëshohen vetëm në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -