Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka sjellë vendim për lehtësimin e masave anti-Covid.
Ka shkurtuar orën policore për një orë, ndërkaq gjatë festave fetare, Pashkët dhe Bajrami i Ramazanit nuk do të ketë fare ndalesë të lëvizjes.
Duke filluar prej 28 prillit, gjithashtu është sjellë vendim që të gjithë objektet hotelerike do të mund të punojnë në pjesën e hapur, gjegjësisht në veranda deri në ora 20:30.
Objektet e dasmave dhe për kremtime të tjera, do të mund të organizojnë aktivitetin vetëm si restorante në të hapur, do të thotë në veranda, kurse ndalesa e organizimit të dasmave, ditëlindjeve, pagëzimeve dhe të ngjashme mbetet.
Ndërkaq, nuk ndryshon vendimi paraprak për klubet e fitnesit. Veprimtarinë e tyre mund ta kryejnë vetëm në të hapur./TV21
