Lehtësohen masat anti-Covid në Kosovë!

TË FUNDIT

Pas rënies së rasteve me virus, masat e reja anti-COVID janë miratuar sot në Qeverinë e Kosovës.

Qeveria ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, por pas orës 00:00 deri ne oren 05:00 nuk lejohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 10 persona.

Ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna e 31 majit./21Media