Pothuajse dy javë kishim ulje e numrit të ri të infektuarve, ndërsa sot vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar 33 raste të reja. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se këtë do ta monitorojnë në ditët në vijim që të shohin nëse është ndonjë rastësi, variacion ose është ndonjë trend.
“Nese mbani mend disa here kishim skenare të ngjashme me numër të vogël dhe pastaj me numër mjaft të madh të diagnostikuarve të ri dhe në një moment kishim mbi 100 të infektuar të ri. Për këtë arsye gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën do t’i analizojmë rastet e të infektuarve të ri dhe do të marrim konkulzione se nga vjen kjo gjë”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësië.
Në mbledhjen e nesërme të Komisionit për sëmundje infektive do të vendoset se si do të rregullohet ora policore gjatë vikendit, ndërsa për lehtësimin e përgjithshëm të masave restrikitive, hapjen e restoranteve, kafeneve dhe bizneseve do të vendoset të shtunën.
“Në takimin e nesërm do të diskutohet për atë se si do të jetë ora policore gjatë vikendit dhe informacionin shtesë që e presim për rastet e sotme që do të analizohen deri nesër.Shpresoj që numrat e sotëm të jenë vetëm një variacion dhe se prej nesër të fillojë trendi i uljes së rasteve si në 14 ditët e fundit, që është kriterium për lehtësimin e masave”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësië.
Në ndërkohë nga java e ardhshme do të filloje procesi i skriningut. Do të bëhen diku rreth 400-500 teste dhe skriningu bëhet me teste PCR përmes mjekëve amë. Në skrining do të përfshihen punonjësit shëndetësor, të punësuarit në cerdhe, të punësuarit në shtëpitë e të moshuarve. Pjese e dytë e skriningut do të përfshihen punonjësit policor,taksistët dhe të punësuarit në transportin publik dhe pacientet para shtrimit në spital. Nga java e ardhshme gjithashtu do të punojnë edhe stomatologot dhe të njejti do të përfshihen në procesin e testimit skrining.