Grupi i 27-të qytetarëve nga Afganistani që përkohësisht qëndruan në Maqedoni të Veriut këtë mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup, me anëtarët e familjeve të tyre u larguan për në Dublin si vend i përhershëm i tyre.
“Bëhet fjalë për qytetarët që kanë punuar për institucionet demokratike dhe organizatat ndërkombëtare joqeveritare në Afganistan dhe ishin nën kërcënimin e regjimit të ri talebanë. Shpenzimet në përgjithësi janë të mbuluara nga organizatat ndërkombëtare”, informoj sot Qeveria.
Në vend momentalisht janë 442 qytetarë nga Afganistani gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në organizata ndërkombëtare humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse, aktivistët nga organizatat për të drejtat e njeriut, përkthyesit, studentët dhe bursistët.
“Institucionet në vazhdën të qëndrimit të tyre u japin mbështetjen e nevojshme deri sa të sigurohet transferimi për destinacionin e tyre final”, thonë nga Qeveria.
