Qyteti i Shkupit: Uji është i sigurt! “Rashçja” nën mbikëqyrje 24 orë

TË FUNDIT

Qyteti i Shkupit ka reaguar pas alarmit të LSDM-së për deponinë pranë burimit “Rashçe”, duke theksuar se uji i pijshëm në Shkup është mikrobiologjikisht dhe kimikisht i rregullt dhe i sigurt, gjë që, sipas tyre, konfirmohet nga analizat e rregullta laboratorike, përcjell TV21. Nga Qyteti sqarojnë se deponia nuk ndodhet në territorin e Shkupit dhe është rreth 30 kilometra larg burimeve të Rashçes, ndërsa uji kontrollohet çdo ditë përmes mostrave të marra në 36 deri në 40 lokacione të ndryshme. Burimi “Rashçe”, sipas njoftimit, është nën mbikëqyrje dhe sigurim 24 orë, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët t’u besojnë analizave zyrtare dhe paralajmërojnë se çdo rrezik real do të komunikohet në mënyrë transparente.