Lansohet sonda Lusi drejt Jupiterit

TË FUNDIT

Sonda Lusi e NASA-s sot u lansua nga Kejp Kanaveral në Florida në misionin për hulumtimin e asteroideve të Jupiterit.

Sonda Lusi u nis në mision 12-vjeçar dhe do t’i kalojë thuajse 6,5 miliardë kilometra në Kozmos.

Sonda e gjatë rreth 14 metrash lëvizë me benzinë dhe bateri të cilat mund të mbushen me ndihmën e paneleve solare.

Lusi do të fluturojë në afërsi të trojanëve, shtatë asteroidët e Jupiterit.

Trojanët janë asteroidë të cilët sillen rreth Diellit para Jupiterit dhe lëvizin njëri pas tjetrit.