Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Sipas tyre, në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
