Lajen: BE-ja do t’i koordinojë donacionet e vaksinave kundër Covid-19 për Ballkanin Perëndimor

TË FUNDIT

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen, vlerësoi sot se vaksinimi kundër Kovid-19 do të shpëtojë jetë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të përgatiten për fillimin e vaksinimit të qytetarëve të tyre, si dhe në fqinjësinë e Bashkimit Evropian.

“Ne gjithashtu kujdesemi për fqinjësinë tonë. BE-ja do t’i koordinojë donacionet e vaksinave nga vendet anëtare, të cilat fillimisht do të kenë për qëllim t’i mbrojnë punonjësit shëndetësorë në Ballkanin Perëndimor dhe në fqinjësinë tonë,” theksoi fon der Lajen. Ajo thotë se BE-ja duhet të punojë “me shpejtësi të plotë” për ta vlerësuar sigurinë e vaksinave dhe për t’i vënë ato në dispozicion për qytetarët.

Lajen shtoi se pret që vaksina e “Fajzer” të miratohet, sipas vlerësimit të Agjencisë evropiane për ilaçe, deri në fund të vitit dhe vaksina e kompanisë farmaceutike “Moderna” deri në mes të janarit.

Evoluimet e vaksinave “Astra Zeneka” dhe “Xhonson dhe Xhonson” janë gjithashtu në proces në Agjencinë evropiane të ilaçeve.

BE-ja deri më tani ka nënshkruar kontrata me gjashtë kompani farmaceutike, që prodhojnë vaksina në Evropë për të furnizuar rreth 1.360 milionë doza të vaksinave të mundshme kundër Kovid-19.