Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak paralajmëroi se vendimi i ardhshëm për hapjen e negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë do të jetë kyç për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Lajçak para mbledhjes jo formale të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe kolegët nga Ballkani Perëndimor i BE-së, theksoi se takimi në tetor do të dërgoj sinjal të fuqishëm. Ai shtoi se vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm.
