Lajçak: Kosova ta themelojë Asociacionin dhe Serbia t’i njohë dokumentet dhe simbolet e Kosovës

TË FUNDIT

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka dhënë detaje për temat që kanë diskutuar.

Lajçak përmes një postimi në “X”, ka shkruar se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.

Tutje, Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

Ai ka përmendur përgjegjësiin për sulmet e vitit 2023, themelimin e Asociacionit si dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës.

“Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: de-përshkallëzimi, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, ri integrimi i serbëve të Kosovës, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, shkroi Lajçak