Këshilltari i ngushtë i presidenti rus, Sergei Makov tha se fjalimi kombëtar i Putinit që zyra e presidentit tha se do të mbante sot është shtyrë për nesër.
Më herët u bë e ditur se fjalimi do të transmetohej në orën 20:00 (me orën e Moskës), ndërsa do të shoqërohej me një ndërhyrje televizive të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu .
Autoritete ruse njoftuan sot se midis datave 23 deri 27 shtator do të mbahen referendum për të aneksuar në Rusi katër territore ukrainase.
Bëhet fjalë për rajonet:
1. Donetsk
2. Luhansk
3. Kherson
4. Zaporizhzhia
